Telegrafi

Pioli pas barazimit ndaj Juventusit: Ndihem krenar me ekipin, kam dyshime për penalltinë

Stefano Pioli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Stefano Pioli është shumë krenar me Milanin pas barazimit të tyre 1-1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, por nuk u bind nga penalltia vendimtare e barazimit.

Ante Rebic kaloi Milanin në epërsi, ndërsë Cristiano Ronaldo barazoi në minutat shtesë, ndërsa Theo Hernandez u dërgua jashtë me të kuq.

Pavarësisht barazimit në shtëpi, Pioli ndihet krenar me paraqitjen e ekipit të tij.

Lexo po ashtu Milani ‘bie’ në fund, Juventusi barazon në minutat shtesë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

“Unë u thashë lojtarëve të mi që të linin fushën pa pendim. Mund të them, ata nuk do të kenë keqardhje. Jam shumë krenar për paraqitjen e tyre, kështu janë edhe tifozët e Milanit”, ka thënë fillimisht Pioli për Rai Sport.

“Ne donim të merrnin fitoren, ishim në një pozitë të fortë për ta bërë këtë, por kjo është vetëm ndeshja e parë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë edhe më mirë në të dytën”.

Pioli është krenar me paraqitjen e ekipit të tij (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ka shumë debate në lidhje me penalltinë, pasi Davide Calabria kishte shpinën e kthyer kur Ronaldo goditi topin.

“U zemërova para së gjithash sepse më parë në këtë lëvizje pati një faull ndaj Ibrahimovicit. Plus mbaj mend që gjyqtarët treguan pamjet e një penalltie te Cagliari-Brescia në fillim të sezonit dhe thanë se ishte një gabim ta jepja atë sepse lojtari nuk mund ta shihte topin”.

Momenti i penalltisë së shumëpërfolur (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Prandaj nuk shoh diçka ndryshe me këtë situatë, pasi Calabria nuk mund ta shihte topin”.

Lexo po ashtu Milan 1-1 Juventus, notat e lojtarëve

“Dua që ne mund të kemi një ide të qartë se çfarë është dhe nuk është një penallti. Ju mund të argumentoni se ishte një goditje në shënjestër, por atëherë nuk jam aq i sigurt se përpjekja e Ronaldos po shkonte në shënjestër”.

“Ndihem krenar për ekipin tim, më pak se për gjëra të tjera”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/