Site icon Telegrafi

Pioli kërkon vendosmëri ndaj Fiorentinës

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Fiorentinën.

Interi është mikpritës i Fiorentinës në takimin e fundit të Serie A që zhvillohet të hënën në Giuzzepe Meazza në një sfidë që nuk do të jetë aspak e lehtë për zikaltrit që nuk po mund të gjejnë formën këtë sezon.

Lexo po ashtu Pioli: U sollëm me mendjemadhësi, nuk është ky Interi

“Fiorentina luan futboll të mirë, kanë shumë cilësi. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë nga humbja e tyre në Ligën e Evropës”, ka thënë Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ne duhet të gjejmë vendosmërinë e duhur në një ndeshje të rëndësishme. Kjo është skuadra që duhet të frymëzojë tifozët duke luajtur me shpirt luftarak”.

Lexo po ashtu Simoni: Simeone ëndërron drejtimin e Interit

“Unë dua në fushë ata që më japin më shumë garanci tani. I gjithë ekipi duhet të jetë më i saktë dhe kështu do t’ia bëjmë jetën më të lehtë mbrojtësve”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version