Stefano Pioli ka folur pas fitores 1-0 të Milanit në udhëtim te Cagliari, teksa ka paralajmëruar se katër skuadra ende mund të fitojnë Scudetton këtë sezon.
Rossonerët fituan me vështirësi falë një goli të bukur nga distanca nga Ismael Bennacer, por këto tri pikë janë shumë të vlefshme në garën për titull.
Ky rezultat do të thotë se kuqezinjtë kanë fituar 10 pikë më shumë se Interi në shtatë ndeshjet e fundit, duke shkuar tri pikë më shumë se Napoli i dyti.
“Çdo lojë është një udhëkryq i rëndësishëm tani. Më pëlqeu skuadra, edhe kur nuk shënuam në pjesën e parë, pasi luajtëm me cilësi dhe intensitet”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.
“Cagliari na shkaktoi probleme, por kjo është e pashmangshme kur ke dy skuadra me motivim kaq të fortë”.
Ishte rezultati i tretë radhazi 1-0 për Milanin, pra a është ky çelësi për t’u bërë kampion?
“Ne do të donim të shënonim më shumë dhe u afruam përsëri disa herë sot, por e rëndësishme është të fitojmë”.
“Ne po bëjmë gjëra të shkëlqyera, por ne gjithashtu e dimë se ka katër skuadra që ende mund ta fitojnë Scudetton”.
“Nuk ka kuptim të shikojmë shumë përpara, kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të përqendrohemi vetëm në rrugën tonë”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/