Site icon Telegrafi

Pioli: Ibra kërkoi falje për kartonin e kuq që i kushtoi skuadrës me eliminim

(Foto: Twitter/StarTimesClub)

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar falje për shkak të përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Interit.

Sulmuesi veteran e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, mirëpo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të të takimit.

Pas përjashtimit të tij, Interi ia doli ta përmbyste rezultatin (me golat e Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen) duke i eliminuar Rossonerët nga Kupa e Italisë.

Trajneri i Milanit ka thënë se përjashtimi i Ibras e ndryshoi rrjedhën e lojës dhe ndikoi në kualifikimin e Interit të gjysmëfinale, ndërsa 39-vjeçari ka kërkuar falje për këtë gjë.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja pse Ibrahimovic përmendi vudunë dhe nënën e Lukakut gjatë incidentit

“Si një kampion i madh që është, Zlatan kërkoi falje”, ka treguar Pioli në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Vlen të theksohet se suspendimi eventual i Ibrahimovicit në Kupën e Italisë, nuk do të ndikojë në lojën e tij në Serie A. /Telegrafi/

(Foto: Football Italia)
Exit mobile version