Site icon Telegrafi

Pioli e konfirmon, Vecino te Interi të martën

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë me dije se mesfushori i Fiorentinës,  Matias Vecino, do të jetë të martën te Interi për teste mjekësore.

Uruguaiani ka një klauzolë prej 24 milionë eurove dhe trajneri aktual i Fiores, Stefano Pioli, e ka konfirmuar kalimin e lojtarit në San Siro.

“Interi tashmë ka një skuadër të fortë”.

“Vecino, për shembull është një blerje e shkëlqyer. Ai vlen njëjtë sa Blaise Matuidi dhe është një mesfushor i kompletuar”.

Tuttomercatoweb shkruan se lojtari do të jetë të martën për teste mjekësore te Nerazzurrët.

Klauzola e tij është aktive deri më 10 gusht dhe Interi duhet ta transferojë para kësaj kohe, që çmimi i tij të mos shkojë në rritje. /Telegrafi/

Exit mobile version