Pilotët dhe inxhinierët ukrainas kanë filluar tashmë stërvitjen e tyre për aeroplanët F16 në Danimarkë, ka thënë ministria e mbrojtjes e Ukrainës.
Lajmi vjen pasi u bë e ditur më herët se Danimarka dhe Holanda po i japin Kievit aeroplanë luftarakë F16, përcjell Telegrafi.
Danimarka do të sigurojë 19 prej aeroplanëve, tha ministria në X, i njohur më parë si Twitter.
.@ZelenskyyUa
Our pilots and engineers have already began their training in Denmark.
Denmark will provide Ukraine with 19 F-16s. We are working on the speed of preparations.
During the talks we also discussed the possibility of expanding training missions — the algorithm is… pic.twitter.com/0WyBSSavX9— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 20, 2023
“Ne po punojmë për shpejtësinë e përgatitjeve. Gjatë bisedimeve diskutuam edhe mundësinë e zgjerimit të misioneve stërvitore. Koalicioni ynë po dëshmon efikasitetin e tij. Faleminderit, Danimarkë!”.
Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në Telegram se vendi i tij do të merrte 42 aeroplanë, Holanda dhe Danimarka, në një deklaratë të përbashkët, nuk specifikuan numrat. /Telegrafi/