Site icon Telegrafi

“Pije një kafe…”, Scholzi e ‘përzuri’ prej sallës Orbanin para votimit më të rëndësishëm në samitin e BE-së

Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë vazhdon të shkaktojë reagime në të gjithë kontinentin dhe gazeta Politico ndau disa detaje që i parapriu këtij vendimi.

Siç dihet, kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi të votonte për këtë vendim dhe u largua nga salla pak para votimit.

Megjithatë, gazeta thekson se Olaf Scholz është përgjegjës kryesor për këtë situatë ë pazakontë me liderin hungarez.

Lexo po ashtu Viktor Orban u hakmor në mesnatë ndaj Brukselit, Hungaria vendos veto kundër ndihmave për Ukrainën

Scholz dyshohet se i ka thënë Orbanit ta konsideronte largimin nga salla për një kohë nëse me të vërtetë nuk ishte i gatshëm të pranonte hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me disa vende të kontinentit.

“Tri orë pas ‘ngërçit’ midis liderëve të BE-së për pranimin e Ukrainës në bllok, kancelari gjerman i sugjeroi Viktor Orbanit, ‘Dil pije një kafe jashtë sallës'”, shkruan Politico.

Kancelari gjerman ia dha këtë “këshillë” udhëheqësit hungarez në margjina të takimit dhe pasi mbaruan bisedën, lideri hungarez u largua nga dhoma.

“Ideja që një nga liderët e vendeve të BE-së të largohet nga dhoma për të marrë një vendim unanim është shumë e pazakontë. Zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në samit nuk mund të thonë nëse lëvizja e Scholzit ishte përdorur ndonjëherë më parë”, shpjegoi ai.

Një nga zyrtarët i tha Politico se Scholz përdori një truk që e kishte shfrytëzuar edhe më parë.

Lexo po ashtu Orban thuhet se u largua nga dhoma ndërsa liderët e BE-së morën vendimin për të hapur bisedimet e pranimit me Ukrainën

“Ai përdori një truk të vjetër që nga koha kur ishte anëtar i Socialistëve të Rinj. Scholz doli me propozimin në kohën e duhur”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, Orban u shfaq në mediat sociale dhe tha se Hungaria nuk dëshiron të marrë pjesë në vendimin për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë.

Gjithashtu, në orët e vona të natës, Orban vuri veton ndaj vendimit për t’i dhënë 50 miliardë euro shtesë ndihmë Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version