Site icon Telegrafi

Petit: Te Barcelona kishte tri klane, atje më injoruan

Koha e Emmanuel Petit në Barcelonë ishte një nga më të pafatat e karrierës së tij dhe këtë e ka pranuar vetë francezi.

Francezi që luajti për Blaugranët në sezonin 2000/01 ka folur për kohën e kaluar në Camp Nou.

Petit ka shpjeguar se te Barcelona mungonte bashkimi i ekipit në skuadër dhe se ai nuk ndihej i mirëpritur.

Lexo po ashtu Këto janë 15 blerjet më të dështuara në histori të Barcelonës – Lojtarë që u blen miliona euro, por dështuan në Cam Nou (Foto)

“E vetmja gjë që më vjen keq në jetën time është ndryshimi i Arsenalit për Barcelonën”, shkroi Petit në autobiografinë e tij.

Petit gjatë një përqafimi me Guardiolan (Foto: Marca)

“[Dhoma e zhveshjes] ishte e shkatërruar nga klanet [grupet].”

“Kur hyra për herë të parë aty, shumica e tyre nuk më kushtonin vëmendje as nuk më përshëndetën”.

Petit së bashku me Kluivertin (Getty Images)

“Ishin tri grupe: katalunasit, holandezët dhe të tjerët”.

Lexo po ashtu Petit: Guardiola kishte probleme me holandezët kur luanim te Barcelona

“Ajo ishte lamtumirë për unitetin”, përfundoi ish-mesfushori francez.

Ndryshe, ekipi i Barcelonës nuk fitoi asnjë medalje apo trofe në atë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version