Ky është momenti kur një aeroplan i vogël përplaset me një veturë, pasi motori i kishte ndalur së punuari dhe piloti ishte detyruar të bëjë ulje emergjente në një autostradë në Kaliforni.
Piloti Josh Redsun dhe babai i tij ishin nisur për në shtëpi në Napa, por fluturakja kishte humbur energjinë elektrike pak pasi ishte ngritur në ajër, duke detyruar Redsunin të ateron në Livermpore në afërsi të sheshit Isabel, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga një dëshmitar, ku shihet se si aeroplani goditet nga një veturë Lexus – që nga goditja e fuqishme e shtynë për pak metra.
Në anën tjetër, Agjencia Federale e Aviacionit që po zhvillohen hetimet për shkak të mosfunksionimit të motorit, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar pavarësisht se përplasja mes veturës dhe aeroplanit ishte e fuqishme. /Telegrafi/