Telegrafi

Pesë yjet që Pochettino mund t’i largojë nga Chelsea në verë

Chelsea do të shesë disa lojtarë këtë verë në mënyrë që të financojë një rindërtim të skuadrës për trajnerin e mundshëm Mauricio Pochettino.

Strategu argjentinas është në pozicionin ideal për të marrë postin e menaxhuesit të ekipit në Stamford Bridge këtë javë.

Dhe ish-trajneri i Tottenhamit beson se mund t’i transformojë Blutë që luftojnë për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Me Pochettinon si trajner, a mundet ndonjë skuadër t'i bëjë ballë Chelseat me këtë formacion?

Ai ka të ngjarë të sjellë me vete në klub asistentët e vjetër Jesus Perez, Toni Jiminez dhe djalin e shkencëtarit sportiv Sebastiano.

Megjithatë, për ta arritur këtë, mendohet se ai do të përpiqet të zvogëlojë skuadrën e fryrë të Chelsea që mburret me mbi 30 lojtarë.

Lexo po ashtu Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje në parim me Chelsean

Raheem Sterling, Marc Cucurella, Mason Mount, Christian Pulisic dhe Eduard Mendy thuhet se nuk janë në planet e Pochettinos.

Me shitjen e tyre, Chelsea ka mundësi të blejë një sulmues dhe një mesfushor, pozicione këto që duhet forcuar me patjetër nga Blutë. /Telegrafi/