Telegrafi

Pesë yjet që mund të largohen nga Liga Premier edhe pas ditës së fundit afatit kalimtar

Afati kalimtar i transferimeve të verës në Evropë u mbyll të premten pas mesnate, por klubet ende mund të shohin yjet e tyre të joshen në ditët në vijim.

Ndërsa ligat kryesore të Evropës, përfshirë Ligën Premier, panë afatin kalimtar të mbyllet më 1 shtator, Arabia Saudite ka afat kalimtar të hapur deri më 20 shtator.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të ligës thuhet se skuadrat kanë afat deri të enjten, 7 shtator për të nënshkruar me lojtarët.

Sido që të jetë, katër klubet e mbështetur nga shteti (PIF) kanë ende të paktën një javë për të joshur yjet më të kërkuar të Evropës të kalojnë në kampionatin e tyre.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

Mediat angleze kanë përpiluar një listë me pesë lojtarët më të mëdhenj që mund të sigurojnë një lëvizje në Arabi Saudite pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar.

Largimi më i dukshëm dhe i profilit më të lartë do të ishte Mohamed Salah. Liverpool hodhi poshtë një ofertë prej 150 milionë euro për Salah nga klubi i Ligës Saudite, Al-Ittihad, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Liverpooli mbetet këmbëngulës se egjiptiani nuk është në shitje, por thuhet se Al-Ittihad mund të kthehet me një ofertë prej 200 milionë funtesh në ditët në vijim – një ofertë që mund të jetë shumë e mirë për Reds për ta refuzuar.

Lexo po ashtu Liverpooli refuzon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për Mohamed Salah

Një tjetër yll i Liverpoolit, i cili është lidhur me një kalim te skuadra saudite, Al-Ittihad, është qendërmbrojtësi francez Ibrahima Konate.

Në të vërtetë, klubi saudit u refuzua nga mbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo dhe e identifikoi Konaten si një opsion alternativ. Lajmet për lëvizjen e ardhshme kanë pushuar që atëherë, por Al-Ittihad mund të ringjallë interesin e tyre këto ditë.

Një tjetër lojtar që është lidhur me Superligën e Arabisë Saudite është Gabriel Magalhaes i Arsenalit. Topçinjtë janë në dijeni të interesimit saudit për brazilianin, por nuk ishin nën presion për ta shitur.

Për më tepër, SportMail raportoi se Arsenali po mendon të ndërpresë kontratën e Nicolas Pepe pasi lojtari u përpoq të vuloste një lëvizje brenda ditës.

Sulmuesi anësor, i cili u nënshkrua për mbi 80 milionë euro nga Lille në vitin 2019, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Nice në Ligue 1. Pepe, i cili filloi vetëm pesë ndeshje në Ligën Premier në sezonin e tij të fundit në Emirates, mund të jetë në dispozicion si një transferim falas.

Një lojtar që gjithashtu mund të vulosi një lëvizje pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve është Hugo Lloris, pavarësisht se fituesi i Kupës së Botës nuk është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Sipas The Times, nëse Lloris nuk do të gjente një klub të ri këtë verë, ekziston mundësia që ai të ndërpresë kontratën e tij me Tottenham me pëlqim të ndërsjellë dhe të transferohet gjetiu si një transferim i lirë. /Telegrafi/