Erjona Huseini, është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids në portalin Telegrafi Maqedoni.
5 vjeçarja e cila vjen nga Tenova, rrëfeu për ne shumë momente interesante nga jeta e saj.
Ndonëse e vogël në moshë, Erjona ishte shumë komunikative dhe bashkëpunuese me ekipin tonë.
Ajo tregoi se e do shumë familjen e saj, ndonëse ndonjeherë edhe mund të kishte ndonjë ngacmim me motrën e saj.
Erjona tregoi anën e saj të mirësisë, duke thënë se ka shumë dëshirë t’i ndihmoj njerëzit në nevojë e poashtu të kujdesej për kafshët, pasi ajo kishte një dashuri të veçantë për macet.
Rock grupi legjendar Elita 5 si dhe Alban Skënderaj, ishin artistët e preferuar të Erjonës, e cila nuk përtoj aspak dhe na këndoj dhe një pjesë të këngës së Albanit.
Rrëfimi i Erjonës ishte shumë i këndshëm dhe ne e shijuam çdo sekondë, prandaj ju ftojmë që ta ndiqni edhe ju në Youtube. /Telegrafi