Site icon Telegrafi

Pesë transferimet ‘speciale’ që Liverpooli ka në mendje për t’i afruar

during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and Spartak Moskva at Anfield on December 6, 2017 in Liverpool, United Kingdom.

Gjiganti anglez, Liverpooli, ka përpiluar një listë me transferimet që do në skuadër, ku pikatin pesë emra të njohur të futbollit evropian.

Liverpooli është duke pasur luhatje në Ligën Premier këtë sezon me pozicionimin e tyre vetëm në pozitën e pestë, pasi ka lëshuar pika nga ndeshje që duhej fituar.

Megjithatë, mossuksesi është i lidhur me fondin e pamjaftueshëm të lojtarëve që trajneri Jurgen Klopp ka në dispozicion.

Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit nuk garanton qëndrimin e Coutinhos

Mediat angleze kanë hedhur një sy për pesë lojtarë që mund të nënshkruajnë me Liverpolin gjatë afatit të janarit për një ofertë të pranueshme.

I pari në listë është mbrojtësi i Atletico Madridit, kroati Sime Vrsaljko, i cili do kryente punë në krahun e djathtë pas lëndimet të vazhdueshme në Nathaniel Clyne.

Sime Vrsaljko (Getty Images)

Virgil Van Dijk i Southamptonit preferohet për qendrën e mbrojtjes pasi ky është reparti që ka dështuar më shumë, me Dejan Lovren dhe Ragnar Klevan që po vazhdojnë të mos bindin shkaku i gabimeve të shumta.

Virgil van Dijk (Getty Images)

Për qendrën e mbrojtjes pëlqehet edhe holandezi i Lazios, Stefan de Vrij, i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A sezoneve të fundit.

Stefan De Vrij (Getty Images)

Spanjolli i Manchester Unitedit, Juan Mata duket një emër interesant për mesfushën e Redsave dhe transferimi i tij mund të shtonte kualitetin në lojë, ndërsa edhe çmimi do ishte i arsyeshëm pasi është në vitin e fundit të kontratës.

Juan Mata (Getty Images)

I fundit në listë edhe Riyad Mahrez i Leicester Cityt dhe është një emër shumë i lakuar, por transferimi i tij do bëhet më i mundur sikur Philippe Coutinho të largohej. /Telegrafi/

Riyad Mahrez (Getty Images)
Exit mobile version