Telegrafi

Aksident në Lluzhan të Podujevës – lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti në Lluzhan të Podujevës, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënëja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin./Telegrafi/