Chelsea thuhet se është duke bërë çmos që ta largojë ndalesën për afatin e janarit dhe t’i bëjë disa transferime.
Skuadra londineze u dënua nga FIFA për dy afate kalimtare në fillim të këtij viti shkaku i transferimeve të lojtarëve nën moshë.
The Blues do ta apelojnë vendimin e shtëpisë së madhe të futbollit në CAS (Gjykata e Arbitrazhit të Futbollit) dhe të tentojë t’i bëjë disa transferime në dimër.
Sipas The Sun, Chelsea po teton që në janar t’i transferojë lojtarët si, Wilfried Zaha nga Crystal Palace, Ben Chilwell nga Leicesteri, Ruben Dias nga Benfica, Krzysztof Piatek nga Milani dhe Houssem Aouar nga Lyoni.
Skuadra londineze tashmë ka një shumë mbi 300 milionë euro të siguruar nga shitja dhe huazimi i lojtarëve, andaj ka komoditetin që t’i transferojë disa lojtarë.
Chelsea në janar e transferoi Christian Pulisicin nga Borussia Dortmundi, por nuk ka arritur deri më tani ta tregojë vetën, ndërsa e transferuan po ashtu edhe Mateo Kovacicin që e kishin në huazim për një sezon. /Telegrafi/