Telegrafi

Pesë lojtarët që kanë gjasa të mëdha që të transferohen në Ligën Premier këtë verë

Klubet nga Liga Premier tashmë kanë filluar të mendojnë për transferimet e reja.

Edhe pse coronavirusi ka suspenduar këtë sezon, klubet nga Anglia po mendojnë për edicionin e ri.

Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, janë vetëm disa nga klubet që po tentojnë të bëjnë disa transferime të reja.

StarSport ka përpiluar me pesë lojtarët që kanë gjasa të mëdha që të kalojnë në ligën angleze në këtë verë:

Nabil Fekir

Një emër shumë i njohur për tifozët e Liverpoolit, por që anësori francez tani është dëshira e madhe e Mikel Artetas te Arsenali. Fekir aktualisht luan te Real Betisi dhe nuk do të mendohet dy herë për kalimin në Emirates.

Carlos Soler

Fekir nuk është i vetmi emër që lidhet me kalimin te Arsenali, pasi Mikel Arteta po mendon të bëjë revolucion në skuadrën e tij. Mesfushori spanjoll pëlqehet shumë nga bashkëkombësi i tij dhe në verë mund të realizohet transferimi.

Victor Osimhen

Sulmuesi është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester United, pasi deri më tani për Lillen ka shënuar 18 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Gabriel Magalhaes

Frank Lampard po kërkon që në këtë verë të transferojë së paku një mbrojtës dhe anëtari i Lilles është në listën e Chelseat. Në arë për të është edhe Evertoni, mirëpo The Blues janë të bindur se mund t’i marrin shërbimet e tij.

Achraf Hakimi

Mbrojtësi maroken është një tjetër lojtar që po kërkohet nga Frank Lampard. Hakimi është lojtar i Real Madridit, por në huazim te Borussia Dortmundi dhe skuadra londineze i do shërbimet e tij. /Telegrafi/