Mund të jetë si koiçidencë, por pesë lojtarë të Manchester Unitedit pritet të bëhen prindër këtë vit.
Një ekspert i njohur dikur i kishte thënë ekipit: “Ju kurrë nuk do të fitoni asgjë me fëmijët”, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.
Mesfushori francez Paul Pogba po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën Maria Salaues.
Mbrojtësi Victor Lindelof gjithashtu pret të bëhet baba, pasi u martua me stjuardesën suedeze Maja Nilsson verën e kaluar.
Maja njoftoi lajmin për shtatzëninë e saj në tetor, që do të thotë se foshnja është gati të vijë në jetë në fillim të prillit.
Lojtari i famshëm brazilian, Fred, është po ashtu një nga pesë lojtarët që pret të bëhet baba këtë vit.
Gruaja e tij ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Një nga fotografitë e tij më të mira, është ajo në të cilën ai shfaqet në gjunjë teksa përqafon barkun e bashkëshortes së tij.
Matteo Darmian është gjithashtu në pritje të një fëmije.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Franceska do të bëhen prindër në vetëm pak muaj.
Chris Smalling përmbyll pesëshen e fundit të lojtarëve që pritet të bëhen baballarë.
I entuziazmuar me lajmin se do të bëhet prind, Smalling ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe ekon e parë të bebes.
Disa nga menaxherët brenda ekipit janë të shqetësuar për këtë fakt, pasi kjo mund tu shkaktojë vështirësi atyre në fushë.
Orë të tëra pa gjumë dhe përkushtimi ndaj fëmijëve mund tu shkaktojë zbehje dhe lodhje ndaj përkushtimit në futboll, megjithatë kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/