Telegrafi

Pesë kampionatet më të forta në një renditje – kështu do të dukej tabela aktualisht

Nëse do të kishte një renditje ku do të ishin pesë kampionatet më të mira të Evropës së bashku, Liverpool do të ishte edhe aty në krye.

UEFA shpesh ka debatuar për krijimin e një Superligë që do të mblidhte skuadrat më të mira në Evropë.

Në pamundësi të krijimit të Superligës, këtë vit llogaritja është bërë me pikët e fituara në kampionatet respektive, duke i bashkuar në një renditje.

Liverpoooli i Jurgen Klopp ka 82 pikë dhe një epërsi të madhe prej 14 pikëve para vendit të dytë Paris Saint-Germain me 68 pikë.


Shikoni tabelën

20- Sevilla (Diferenca e golave: +10) Pikët: 47

19- Bayer Leverkusen (Diferenca e golave: +14) Pikët: 47

18- Chelsea (Diferenca e golave: +12) Pikët: 48

17- Atalanta (Diferenca e golave: +36) Pikët: 48

16- Lille (Diferenca e golave: +8) Pikët: 49

15- Borussia Monchengladbach (Diferenca e golave: +19) Pikët: 49

14- Rennes (Diferenca e golave: +14) Pikët: 50

13- RB Leipzig (Diferenca e golave: +36) Pikët: 50

12- Borussia Dortmund (Diferenca e golave: +35) Pikët: 51

11- Leicester City (Diferenca e golave: +30) Pikët: 53

10- Inter (Diferenca e golave +25) Pikët: 54

9- Bayern Munich (Diferenca e golave: +47) Pikat: 55

8- Marseille (Diferenca e golave: +12) Pikët: 56

7- Real Madrid (Diferenca e golave: +30) Pikët: 56

6- Manchester City (Diferenca e golave: +37) Pikët: 57

5- Barcelona (Diferenca e golave: +32) Pikët: 58

4- Lazio (Diferenca e golave +37) Pikët: 62

3- Juventus (Diferenca e golave: +26) Pikët: 63

2- Paris Saint-Germain (Diferenca e golave: 51) Pikët: 68

1- Liverpool (Diferenca e golave: +45) Pikët: 82


Kjo është një dëshmi e sezonit fantastik të Liverpoolit, ku shihet se janë shumë para çdo klubi në elitën e Evropës.

Kuqezinjtë kanë pikë në dy ndeshje këtë sezon dhe janë vetëm dy fitore larg fitimit së titullit të tyre të parë në Ligën Premier.

Sidoqoftë, eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve tregon se skuadrat nga jashtë Anglisë, mund të ndeshen më mirë kundër tyre.

Serie A ka qenë një betejë të ngushtë për kryen këtë sezon, ku Juventus dhe Lazio kanë vetëm nga një pikë diferencë.

Skuadra e Maurizio Sarri është në krye të Serisë A, por Lazio po kalonte formë të mirë, para se të mbyllej sezoni.

Manchester United nuk ka arritur të futet në mesin e 20 më të mirave pavarësisht se është i pesti në Ligën Premier. /Telegrafi/