Keylor Navas nuk është në planet e skuadrës madrilene për sezonin e ardhshëm dhe është informuar personalisht për këtë vendim.
Mbretërit e kanë inkurajuar portierin të kërkojë një skuadër të re, pavarësisht se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në muajin janar, pasi ata shpresojnë të arrijnë një largim miqësor.
Navas shpresonte se me ardhjen e Zinedine Zidane do të luftonte me Thibaut Courtois dhe do të bëhej sërish numri 1 i Los Blancos, por kjo nuk është në dorën e francezit.
Tashmë mediat spanjolle kanë identifikuar disa prej skuadrave që mund ta transferojnë 32-vjeçarin, i cili ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me Real Madridin.
Roma, Arsenal, Marseille, Inter dhe Manchester United mund të bëjnë ofertat e para për shërbimet e portierit kostarikas.
Ndryshe, Keylor në karrierën e vetë me spanjollët ka fituar tri Liga të Kampionëve, një titull të La Ligas, tre Kupa të Botës për Klube dhe tre Superkupa Evropiane. /Telegrafi/