Arsenal është rrugës për në Baku para përballjes me Chelsean në kuadër të finales së Ligës së Evropës që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme.
Topçinjtë kanë fluturuar sot (25 maj) të kompletuar për në Azerbajxhan, derisa ata vazhdojnë të përgatiten për ndeshjen e madhe që e kanë para vetes.
Djelmoshat e Unai Emery janë në dijeni se jo vetëm që duhet luftuar për trofeun e Ligës së Evropës, por do të luftojnë edhe për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi në këtë sezon të Ligës Premier përfunduan në vendin e pestë.
“]
Arsenali është nisur tashmë për në Baku, me pesë gjërat që e konkretizuan këtë rrugëtim:
E ardhmja e të rinjve
Xavier Amaechi dhe Buyako Saka janë ftuar për finalen ndaj Chelseat në Baku. Ata janë parë duke u futur në aeroplan, e që mund të ketë minuta për ta në finalen e madhe.
Po i paketon valixhet
Mediat në Angli raportojnë se Laurent Koscieny është rrugës për t’u larguar nga Arsenali në këtë verë. Una Emery nuk llogarit në shërbimet e tij, andaj në verë do të largohet.
Lojtarët të lumtur para ndeshjes
Arsenalin po e karakterizon edhe harmonia në ekip. Lucas Torreira ka pasur një sezon të shkëlqyer në Ligën Premier, andaj është duke u shndërruar dalëngadalë në një lojtar tejet të rëndësishëm.
Udhëtimi me bashkëlojtarët
Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil shiheshin si të përgjumur në aeroplan. Mesfushori gjerman dhe mbrojtësi shqiptar, janë tashmë të njohur për shoqërinë e mirë që e kanë mes tyre, por që fluturimi siç duket i ka lodhur ata.
Danny Welbeck është rikthyer
Danny Welbeck nuk ka luajtur te Arsenali që nga lëndimi që pësoi në muajin nëntor të vitit të kaluar. Sulmuesi duket se do të largohet në fund të sezonit nga skuadra londineze, gjersa lidhet me një kalim te Evertoni.
/Telegrafi/