Site icon Telegrafi

Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

(Foto: Pexels)

Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm këtë vjeshtë dhe dimër, ndiqni veprimet e mjekëve dhe shmangni këto shprehi me çdo kusht.

Sezoni i të ftohtit dhe gripit po afron. Derisa muajt bëhen më të ftohtë dhe njerëzit janë më shpesh në ambiente të mbyllura, këto sëmundje të frymëmarrjes shpesh përhapen në afërsi.

Aktiviteti i gripit fillon të rritet në tetor dhe shpesh arrin kulmin midis dhjetorit dhe janarit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Përveç gripit, qarkullojnë disa viruse të tjera të frymëmarrjes, si rinovirus dhe RSV, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me të ftohtin. Dhe sigurisht, COVID është ende një kërcënim gjithashtu – njofton HuffPost.

As mjekët nuk janë imunë ndaj kësaj periudhe të vitit – mirëpo ata e dinë më mirë se kushdo se si të mbrohen.

Lexo po ashtu Gabimet që duhen shmangur kur sëmureni me grip

Në vijim është lista e veprimeve që ekspertët nuk bëjnë për të qëndruar të shëndetshëm:

Nuk e anashkalojnë apo vonojnë vaksinën kundër gripit – kapërcimi ose vonimi i vaksinës së gripit mund t’ju rrezikojë të sëmureni seriozisht nga komplikimet e lidhura me gripin.

Nuk shkojnë në punë (ose në shkollë) nëse janë të sëmurë – secili prej nesh kemi përgjegjësi ndaj tjerëve dhe kur shkojmë në punë (ose në shkollë) kur jemi të sëmurë, i vendosim të tjerët rreth nesh në rrezik.

Nuk dalin pa maskë kur janë të sëmurë – kushdo me sëmundje të frymëmarrjes këshillohet të mbajë maskë në vende publike brenda ose jashtë, nëse është pranë njerëzve të tjerë.

Nuk e anashkalojnë larjen e duarve – praktikimi i higjienës së keqe të larjes së duarve mund të jetë një faktor rreziku për t’u prekur nga gripi ose ftohja e zakonshme.

Nuk i përmbahen një rutine normale dhe të zënë – pushimi është shumë i rëndësishëm kur jeni të sëmurë.


/Telegrafi/

Exit mobile version