Harry Kane është duke kërkuar një aventurë të re, pasi po dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspuri në këtë verë.
Sulmuesi anglez dëshiron të fitojë trofe, atë që nuk pop arrin t’i ofrojnë Spurs që disa sezone rresht.
Edhe pse ishin afër ndër vite të fitonin Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, ata ende mbetën larg një suksesi të tillë.
Kane është nën shënjestrën e disa klubeve evropiane, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Ligën Premier.
Real Madridi dhe Barcelona ndër vite kanë tentuar transferimin e tij, derisa tani është futur në garë edhe Paris Saint-Germain.
Në garë mund të përfshihet edhe Manchester City e Chelsea, që raportohet se kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.
Transferimi i Kanes te ndonjë nga skuadrat evropiane mund të kushtojë rreth 90 milionë euro, duket ditur se lojtari ka bërë kërkesë për largim. /Telegrafi/