Liverpooli është duke e kërkuar titullin që nuk e ka fituar që nga viti 1990.
The Reds kundër Swansea City ishin të zakonshëm dhe pësuan humbje në shtëpi, që i mban tash 10 pikë larg vendit të parë.
Të besuarit e Jurgen Klopp besojnë se janë ende në garë në titull, edhe pse me këtë fortë vështirë se dikush mund ta mposht Chelsean.
Mbrojtja mbetet një problem i madh te kjo skuadër, sikurse edhe portieri, transmeton Telegrafi.
Të Kuqtë luajnë pa sulmues tipik, pasi që këtë rol e bën Roberto Firmino.
Më poshtë janë pesë emra që Liverpooli i ka në orbitën e tyre dhe mund të ofrohen disa në janar e disa gjatë verës. /Telegrafi/
Joe Hart – Torino (huazim nga Manchester City)
Loris Karius dhe Simon Mignolet po vazhdojnë me gabime dhe blerja e Hart do ta zvogëlonte numrin e golave të pranuar. Ai ka çmimi rreth 12 milionë euro.
Virgil van Dijk – Southampton
Problemet e Joel Matip me lëndimet kanë bërë që Liverpooli të mendojë për holandezin. Çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro.
Emil Forsberg – RB Leipzig
Suedezi është hit në Bundesligë me skuadrën tij Leipzing. Ai ka pesë gola dhe tetë asistime. Lojtari mund të blihet për rreth 30 milionë euro.
Julian Brandt – Bayer Leverkusen
Talenti i madh gjerman po kërkohet nga shumë skuadra. 20-vjeçari është nën vëzhfimin e shumë skuadrave dhe çmimi i tij sillet nga 40 deri në 50 milionë euro.
Andrea Belotti – Torino
Sulmuesi italian më në formë. Ai ka 14 gola në 18 ndeshje me fanellën e Torinos. Ai ka një klauzolë prej 84 milionë funte.