Site icon Telegrafi

Pesë arsye pse Inter Miami duhet të luftojë për të nënshkruar me Lionel Messin

Lionel Messi tani është lojtar i lirë. PSG, me fjalët e trajnerit të tyre, zyrtarisht njoftoi se lojtari nuk do të rinovojë kontratën me klubin francez, kështu që nga 30 qershori argjentinasi mund të nënshkruajë për cilindo klub që dëshiron.

Logjikisht, ka shumë skuadra që ëndërrojnë për nënshkrimin e tij, por, në parim, gara për nënshkrimin e tij është e fokusuar te Barcelona, klubet nga Arabia Saudite dhe Inter Miami, të cilët gjithmonë kanë shprehur interesin që lojtari të përfundojë karrierën e tij me ta në MLS .

Vendimi është në duart e Messit, por askush nuk dyshon se Inter Miami do të bëjë të gjitha përpjekjet për të tentuar të nënshkruajë me lojtarin më të mirë në botë.

Lexo po ashtu E konfirmuar, Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain

Është një mundësi që nuk duhet humbur dhe Marca ka renditur pesë arsye pse Inter Miami duhet të luftojë për të nënshkruar me Lionel Messin.

1. Inter Miami, një pikë reference në të gjithë botën

Nëse Inter Miami do të arrinte të nënshkruante me Messin, ai do të kthehej nga një klub me shumë forcë në Shtetet e Bashkuara.

Baza e tifozëve të klubit do të shumohej në mënyrë të paimagjinueshme dhe do të ishte në gojën e tifozëve në mbarë botën. Marka e tyre do të ishte e paçmueshme. Është një bast i sigurt.

2. MLS, një përfitues i madh

Zbarkimi i mundshëm i Messit do të ishte gjithashtu një nxitje për MLS-në, e cila do të kalonte nga një ligë me më shumë interes lokal në një kampionat që të gjithë do të dëshironin ta shikonin.

Prania e argjentinasit ndryshon skenarin për pjesën tjetër të skuadrave dhe për MLS do të ishte një hap përpara si në shkallë ekonomike ashtu edhe në atë sportive.

3. Një joshje për yjet e tjetër

Nëse Inter Miami është në gjendje të nënshkruajë me Messin, ardhja e tij do të ishte gjithashtu një ftesë për yjet e tjerë botërorë, të cilët do ta shihnin MLS si një ligë konkurruese që është qartësisht në rritje.

Askush nuk ka dyshim se prania e argjentinasit do të tërhiqte shumë lojtarë të tjerë me reputacion dhe cilësi ndërkombëtare.

4. Messi po luan ende në nivel të lartë

Argjentinasi është gati të mbushë 36 vjeç, por ai dëshiron të vazhdojë në nivelin më të lartë dhe të konkurrojë, ndër të tjera sepse ëndrra e tij është të mbrojë trofeun e Botërorit në vitin 2023.

Ai nuk ka mundësi të pushojë dhe të heqë këmbën nga gazi, prandaj Inter Miami do të siguronte një Messi në një nivel shumë të lartë.

5. Ëndrra e madhe e Beckhamit

David Beckham kurrë nuk e ka mohuar se ëndrra e tij e madhe ishte të nënshkruante me lojtarë si Messi apo Cristiano Ronaldo. Tani ai ka mundësinë të provojë, pasi argjentinasi është i lirë dhe duhet të vendosë të ardhmen e tij.

Prandaj, nëse arrin ta nënshkruajë, do të përmbushte ëndrrën e tij të madhe si pronar dhe ëndrrat janë aty për t’u realizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version