Telegrafi

Përse kalimi i Brahim Diaz te Milani do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë

Brahim Diaz ka vendosur të ribashkohet me Milanin nga Real Madrid në një marrëveshje huazimi dy-vjeçar. Lojtari do të mbërrijë në Itali këtë fundjavë dhe do të takohet me ekipin e Stefano Piolit, të cilin ai tashmë ka luajtur po ashtu si i huazuar në sezonin e kaluar.

Kjo mund të jetë një lëvizje e mirë si për Milanin dhe Real Madridin, ashtu edhe për lojtarin.

Këtu, keni një vështrim se si përfitojnë të gjitha palët.

Lojtari

Brahim është edhe protagonist edhe ai që përfiton më shumë. Ai do të marrë minuta në një ekip të madh dhe gjithashtu do të marrë fanellën me numrin 10 që kishte Hakhan Calhanoglu.

Rossonerët i besojnë Diazit dhe kjo është gjëja e parë që i riu nga Malaga donte të dinte.

Milani

Klubi mori atë që donin. Pioli i beson atij dhe ata e morën Brahim për një tarifë të vogël.

Ata kanë dy vjet për të marrë nga lojtari, që me talentin e tij mund t’u ndihmojë në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid

Real Madrid do të marrë afër katër milionë euro për huazimin. Ndërsa ata nuk kanë marrë ende atë që kanë paguar për Brahimin – e cila ishte 17 milionë euro.

Los Blancos gjithashtu kanë mundësinë ta rikthejnë lojtarin pas një sezoni, siç bënë me Martin Odegaard. /Telegrafi/