Të hënën 16 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve zbresin në Nyon për shortin e raundit të parë me eliminim direkt, dhe tashmë ka një indikacion se kush me kë mund të përplaset në short.
Katër klube janë nga Spanja, me Barcelonën, Real Madridi, Atletico Madridin dhe Valencian që kanë kaluar tutje.
Ndërsa edhe Anglia gjithashtu ka katër ekipe që përfaqësojnë Ligën Premier me Manchester Cityn, Liverpoolin, Chelsean dhe Tottenham Hotspurin.
Sipas faqes në Twitter, “LaLigaenDirecto”, që ka bërë një llogaritje matematikore për të përcaktuar se si do të zhvillohet raundi i 16 më të mirave, skuadrat spanjolle kanë një gjasë të madhe të luajnë me ato angleze, shkruan Marca.
📢⚽️📊 ¡Se acabó la Fase de Grupos de Champions! ¡Éstas son TODAS las posibilidades de cada equipo de enfrentarse con sus rivales!
Rival más / menos probable de:
BAR: Chelsea / Lyon
MAD: City y Liverpool / Lepizig
ATM: City y Liverpool / Leipzig y PSG
VAL: Tottenham / Lyon pic.twitter.com/2rWdG9jvMU— Fran Martínez (@LaLigaenDirecto) December 11, 2019
Ndeshja më e mundshme është Barcelona kundër Chelseat, me gjigantët katalanas që kanë gjasa me 23,38 për qind të përballen me djemtë e Frank Lampard.
Tottenham është kundërshtari dytë më i mundëm i Barcelonës, me një shans prej 22.33 për qind.
Sa i përket Real Madridit dhe Atletico Madridit ato kanë mundësi të përballen me një nga dy favoritët Manchester Cityn dhe Liverpoolin.
Real Madrid ka 21.88 për qind të ngjarë të përballet me njërën nga dy klubet angleze, ndërsa Atletico Madrid ka gjasa edhe më të mëdha, me 22.63 për qind për t’u përballur me njërën nga Manchester City ose Liverpool.
Juventusi ka më së shumti gjasa të përballet me Chelsean (21.58 %), ndërsa me mbi 20 për qind vijnë Real Madrid, Tottenham dhe Dortmund.
Për sa i përket të gjithë raundit, është konstatuar se çifti Bayern Munich – Lyon, ka më pak gjasa të ndodh me vetëm 14.29 për qind. /Telegrafi/