Telegrafi

Përplasje e ashpër mes Romeos dhe Meritonit, i drejtohen me tone të larta njëri-tjetrit në Big Brother

Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e diel).

Kjo pas daljes së Ilnisa Agollit, ku prezantuesi nga Kosova u akuzua nga Romeo se e ka dashur jashtë këtij formati.

Ata i bërtisnin në fytyrë njëri-tjetrit duke kaluar edhe në ofendime.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ia preve ëndrrat, ti e doje jashtë atë. Kjo është e vërteta plak. Të pëlqen”, iu drejtua Veshaj – Mjekiqit.

Lexo po ashtu A ka kryer marrëdhënie intime me Meritonin? Reagimi i Ilnisës lë vend për dyshime

Ai në anën tjetër ia ktheu: “Mos guxo ta përmendësh. Je i turpshëm. Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty”.

Romeo dhe Meritoni kanë pasur përplasje të shumta në shtëpi, pavarësisht se në fillim ishin miq të mirë.

Përkundër kohës së kaluar bashkë, ata hodhën poshtë çdo gjë e zbuluan shumë gjëra të njëri-tjetrit. /Telegrafi/