Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnold kishin një moment acarues në derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit që po luhet në Anfield Road në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Derisa Arsenali po fitonte 2-0 ndaj The Reds, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u përball me anglezin.
Ishte minuta e 41-të e takimit, kur gjyqtari u dashtë të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, duke ndëshkuar dyshen me kartonë të verdhë.
https://twitter.com/anxietyhealer/status/1645098697385193473
Në minutën e 42-të, Mohamed Salah e ngushtoi epërsinë e Arsenalit në 2-1, e me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, egjiptiani pati shansin t’i barazonte shifrat, por dështoi nga penalltia në minutën e 52-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/ZAJD01/status/1645099699941044225