Dy nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, duket se i kanë rregulluar raportet.
Kjo pas ngjarjeve të fundit, ku edhe vendosën të shkëputnin marrëdhëniet si miq të mirë.
Historia nisi pas një videoje që u publikua, ku Buci shihej duke e prekur atë në disa vende intime.
Më pas, në shtëpinë më të famshme në Kosovë hyri e fejuara e Yllit, e cila i kërkoi të qëndronte larg bukuroshes nga Gjakova.
Sidoqoftë, ditën e sotme (e enjte) Santiana shihet duke e ushqyer Bucin, derisa ishte duke ngrënë për vete.
Santiana ndërkohë nuk e pranoi kërkim-faljen nga Buci dhe tha se kurrë nuk do të vepronte në këtë mënyrë.
Duket se komunikimi mes tyre është rregulluar dhe se do vazhdojnë lojën sërish bashkë. /Telegrafi/