Telegrafi

Përmbledhje e paraqitjes së Sadio Manes në derbin ndaj Cityt tregon se është lojtar për ndeshje të mëdha

 Një përmbledhje mahnitëse e paraqitjes drithëruese të Sadio Manes për Liverpoolin kundër Manchester Cityt në FA Cup tregon se ai është lojtar për ndeshjet e mëdha.

Senegalezi shënoi një dy golësh të shkëlqyer në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Citizens në “Wembley Stadium” të shtunën.

Ai ishte në formë fantastike në pjesën e parë të ndeshjes së tyre gjysmëfinale, duke shënuar dy gola në një paraqitje që ia fitoi çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Lexo po ashtu E kopjoi Edersonin, por portieri rezervë i Cityt bën gabim trashanik dhe Mane dyfishon epërsinë e Liverpoolit

Mane dyfishoi epërsinë e Liverpoolit pasi përfitoi nga gabimi i tmerrshëm i Zack Steffen. Ai më pas shënoi golin e tretë të skuadrës së tij pas një goditjeje të mahnitshme.

Por, nuk ishin vetëm golat e tij që e shfaqën atë si më të mirën në këtë derbi, pasi ai ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Citynretë, duke u lidhur mirë me mesfushën dhe duke bërë vrapime të shpejta në kundërsulm.

Përdoruesi i Twitter @LuisDiazzler ndau një video të performancës së reprezentuesit të Senegalit.

Kujtojmë se në finalen e FA Cup, Liverpooli do të takohet me Chelsean që të dielën e javës që shkoi eliminoi Crystal Palacen me rezultat 2-0. /Telegrafi/