Telegrafi

Përmbledhje e driblimeve më të mira të Shaqirit në stilin e Ronaldinhos

Foto: Getty Images/Guliver

Xherdan Shaqiri duket se është i lindur për të luajtur në futbollin anglez, ai është një nga lojtarët e pakët që dhuron spektakël në fushë me top.

Ylli nga Gjilani fillimisht në Ligën Premier u prezantua me Stoke Cityn pas kalimit nga Interi.

Edhe pse kishte një skuadër jo të nivelit të tij, ai në aspektin individual vazhdoi me paraqitje të mira. 27-vjeçari shpesh herë bëhej lajm në mediat e mëdha ndërkombëtare fal lëvizjeve mastrale, posaçërisht ato “alla Ronaldinho“.

Xherdani është një nga lojtarët më të përfolur të momentit në Angli pasi ai vendosi derbin ndaj Manchester Unitedit me golat e tij.

Duke parë paraqitjet e tij tifozët i kanë kërkuar trajneri Jurgen Klopp që të luajë sa më shpesh me Shaqirin nga minuta e parë.

Në 13 ndeshje deri më tani në Ligën Premier shqiptari ka luajtur vetëm në shtatë si titullar, ku në 627 minuta ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Kujtojmë se anësori e filloi karrierën evropiane te Baseli pastaj vazhdoi te Bayern Munichu në Bundesliga. /Telegrafi/