Në vitin 2018, kur Taynha debutoi në skenën e muzikës vendore si repere, shpërtheu edhe një rivalitet i menjëhershëm me reperen që kishte debutuar pak para saj në skenë, Rina Balajn.
Tani kjo e fundit e cila prej kohësh jeton me të dashurin e saj, reperin Sin Boy në Shqipëri, duket se nuk e ka problem kur pyetet për një bashkëpunim të mundshëm me reperen nga Prizreni.
E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Rina u detyrua nga moderatorët e emisionit që të qëllonte në lojën ‘paintboll’ reperen Tayna nëse do të pranonte që në të ardhmen të realizonte një bashkëpunim.
Dhe reperja me prejardhje nga Istogu i befasoi të gjithë kur vendosi të gjuajë në portretin e koleges së saj, dhe duke u shprehur se do të bënte një bashkëpunim ashtu siç do të bënte edhe me shumë kolegë të estradës.
“Të gjithë janë këta [kolegët në ‘paintboll’] janë shumë punëtorë dhe të gjithë kanë punuar shumë për të ardhur fotografia e tyre këtu, edhe do bashkëpunoja me të gjithë pa problem”, u shpreh Rina.
Ajo gjithashtu tha se edhe me reperin Fero nuk do të hezitonte që të sillnin së bashku versionin e dytë të këngës “S’ka konkurrencë”. /Telegrafi/