Ivan Perisic ka konfirmuar se ishte afër largimit nga Interi dhe transferimit te Manchester Unitedi në verën e vitit 2017.
Djajtë e Kuq u përpoqën shumë për të nënshkruar me sulmuesin anësor kroat, pasi ishte i preferuari i trajnerit Jose Mourinho.
Por, trajneri Luciano Spalletti këmbënguli që ai të qëndronte nën urdhrat e tij pasi e shihte si pikë referuese të skuadrës.
Nerazzurrët arritën të përmbushnin objektivat e tyre financiare të Fair Play duke shitur lojtarë të tjerë dhe Perisic mbeti pjesë e Interit.
Kroati ka dhënë një intervistë për revistën FourFourTwo të këtij muaji dhe zbuloi se ishte afër të bënte lëvizjen e tij në Angli.
“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tryezë dhe se unë isha afër largimit të Interit”, ka konfirmuar fillimisht Perisic.
“Unë vendosa të qëndroj dhe, siç thashë, këmbëngulja e Spallettit për të më mbajtur mua luajti një rol të madh”.
“Në futboll, detajet e vogla në këto situata janë çelësi”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/