Telegrafi

Perin pritet të transferohet te Benfica

Mattia Perin nuk bënë pjesë në planet e Juventusit.

Portieri italian u kërkua me ngulm nga Benfica gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund nuk arriti t’i kaloj testet mjekësore.

Pasi ka lënë mbrapa lëndimin, Benfica është rikthyer përsëri në kërkim të portierit italian.

Gjiganti portugez ka bërë gati një ofertë prej 15 milionë euro për ta dërguar në drejtim të Juventusit.

Zonja e Vjetër pritet menjëherë ta pranoj këtë ofertë, pasi Perin ka mbetur edhe jashtë listës për Ligën e Kampionëve.

Benfica do ta zyrtarizoj gjatë ditëve të ardhshme lojtarin, pasi afati kalimtar për futbollist në Portugali mbyllet më 22 shtator.

Ndërkohë reprezentuesi italian pritet të fitojë një pagë prej tre milionë eurove në sezon.

Perin dëshironte të qëndronte në Serie A dhe ishte duke pritur një ofertë nga Roma ose Fiorentina, por një gjë e tillë nuk ndodhi. /Telegrafi/