Telegrafi

Përfunduan xhirimet e filmit “SS”

Filmi me skenar të Besart Sllamnikut dhe regji të Genc Berishës ka hyrë në fazën e postproduksionit pasi kanë përfunduar xhirimet me 2 mars

“Pse mashkulli ad-hoc e vlerëson më shumë femrën e cila nuk pranon të bëj seks në takimin e parë se sa atë e cila pranon, edhe pse synimi i tij i vetëm është që ta çojë në shtrat”. Kjo është njëra ndër temat që dy personazhet e regjisorit Berisha diskutojnë në filmin e tij.

Seksi, fantazitë, lojërat, marrëdhëniet, temat tabu e përmbledhin këtë dramë psikologjike e cila në shikim të parë të shfaqë një takim të thjeshtë të një çifti, por rrugës shpaloset diçka shumë me e ndërlikuar, siç është Sindromi i Stokholmit, i cili konsiderohet si sindromi më kompleks i shekullit njëzet, transmeton kultplus.

Ngjarja zhvillohet në një lokacion të vetëm dhe karakteret e vetme që janë në film portretizohen nga aktorët e mirënjohur, Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku.
Filmi është xhiruar për tri ditë, dhe nga materialet kuptohet se do të jetë i metrazhit të mesëm. Ky film është prodhuar nga Shtëpia Filmike A&G Production, njoftojnë nga ekipi i filmit.