Ka përfunduar sezoni i rregullt në elitën e futbollit amerikan MLS ku tanimë janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në ‘Play-Off’.
Vëmendja më e madhe ka qenë këtë sezon te Inter Miami i Lionel Messit, por skuadra e yllit argjentinas nuk ia ka dalë të marrë pjesë.
Përveç Inter Miamit dhe Lionel Messit që do të mungojnë në ‘Play-Off’ edhe skuadra të tjera dhe yje të mëdha nuk do t’i shohim në mesin e 16 skuadrave më të mira amerikane.
Final from Charlotte#CTLvMIA pic.twitter.com/c0INbY6cOh
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 22, 2023
Xherdan Shaqiri me Chicago Fire kishte një rast të fundit për të siguruar Play Off-in, por në ndeshjen e fundit u mposhtën në udhëtim nga New York City.
Inter Miami e përfundoi sezonin e rregullt në pozitën e 14-të me 34 pikë, derisa Chicago Fire ishte një pozitë më lartë me 40 sosh.
¡Decision Day se acerca y la presión aumenta! 😤
Explora el proceso de Chicago Fire FC hasta ahora y descubre lo que debe suceder para cumplir nuestro sueño de llegar al Audi @MLS Cup Playoffs.#VamosFire | #DecisionDay
— Chicago Fire FC (@VamosFire) October 20, 2023
Yje të tjera të mëdha që do të mungojnë në Play-Off janë edhe Douglas Costa e Javier Hernandez – Chicharito nga LA Galaxy si dhe italianët Lorenzo Insigne e Federico Bernardeschi të Torontos.
Nga Konferenca e Perëndimit në Play Off do të luajnë: St Louis, Seattle Sounders, Los Angeles FC, Houston Dynamo, Real Salt Lake, Vancouver Whitecaps, Dallas, derisa për vendin e fundit do të luftojnë në ‘Play-In’ Sporting Kansas City dhe San Jose Earthquakes.
Nga Konferenca e Lindjes në Play Off do të luajnë: Cincinnati, Orlando City, Columbus Crew, Philadelphia Union, New England Revolution, Atlanta United, Nashville SC, derisa për vendin e fundit në ‘Play-In’, do të luajnë New York Red Bulls dhe Charlotte. /Telegrafi/