Zlatan Ibrahimovic thuhet se nuk do të luajë me Milanin përsëri këtë sezon, por suedezi duhet të rikuperohet në kohë për Euro 2020.
39-vjeçari pësoi një dëmtim në gju kundër Juventusit të dielën dhe Stefano Pioli ka pohuar se sulmuesi do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit.
“Është një ndrydhje e lehtë në gju. Ai nuk do të jetë në dispozicion të mërkurën dhe të dielën kundër Cagliari”.
“Le të shohim se si do të jenë zhvillimet javën e ardhshme”, ka thënë Pioli në konferencë për shtyp.
Ibrahimovic do të kontrollojë gjurin përsëri javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, dëmtimi është më i rëndë nga sa mendohej dhe sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e fundit të sezonit kundër Atalantas.
Suedezi mund të mbetet jashtë veprimit deri në katër javë, dhe me Euro 2020 që fillon saktësisht pas një muaj, ky nuk është një lajm i mirë as për ekipin e tij kombëtar.
Ibrahimovic mund të mos jetë gati për ndeshjen e parë të Suedisë kundër Spanjës më 14 qershor, por do të jetë i aftë të ndeshet me Poloninë dhe Sllovakinë. /Telegrafi/