Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë dhe Lipjan, fiton LDK

Në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit ka përfunduar numërimi i votave.

Në Fushë Kosovë janë numëruar 100 % e votave apo 48 vendvotime sa kanë qenë në këtë komunë.

Lidhja Demokratike ka fituar në Fushë Kosovë me 30.80%, apo 5 mijë e 275 qytetarë i kanë dhënë votën LDK-së.

E dyta radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 29.31%, apo 5 mijë e 019 vota.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 18.29%, apo 3 mijë e 132 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 5.90%, apo 1 mijë e 011 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka marrë asnjë votë.

Po ashtu edhe në Lipjan janë votuar 100 % e votave apo 81 vendvotime sa kanë qenë në këtë komunë.

Lidhja Demokratike ka fituar në Lipjan me 37.77%, apo 10 mijë e 365 qytetarë i kanë dhënë votën LVV-së.

E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 25.87%, apo 7 mijë e 099 vota.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 19.55%, apo 5 mijë e 366 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 5.64%, apo 1 mijë e 549 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni AAK-PSD ka marrë 1 mijë e 384 e votuar këtë koalicion./Telegrafi/

Exit mobile version