Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka rënë dakord me Emre Can që të largohet nga Liverpooli si futbollistë i lirë për një pagë prej katër milionë euro në vit plus bonuse.
Mesfushori gjerman po luan në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin dhe mundësia për ta transferuar me çmim të ulët gjatë janarit ose me kosto zero gjatë verës ka alarmuar klubet e mëdha evropiane.
Shumë skuadra nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga kanë shikuar mundësinë e transferimit të Canit, por thuhet se vetëm Juventusi ka arritur marrëveshje.
Sipas mediumit italian Rai Sport, shoqëruesit e reprezentuesit gjerman praktikisht kanë shtrënguar duart me Bianconerët për një marrëveshje.
Marrëveshja do të përfundojë vetëm në fund të sezonit, por mesfushori është i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër që nga shkurti, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor.
Mediumi italian beson se gjermani mund të kenë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Juventusin, e cila do ta mbaj në Torino deri më 2023.
Ky medium thekson se mesfushori i Redsave do të fitojë te Zonja e Vjetër një pagë prej katër milionë euro plus bonuset në sezon.
Interi, Manchester City dhe Real Madridi janë gjithashtu të njohur për interesimin e tyre në mesfushorin gjerman, por Juve kanë hedhur themelet e para për më shumë se një vit. /Telegrafi/