Telegrafi

Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Lexo po ashtu Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Në mesin e të arrestuarve janë një zyrtar serb i policisë me inicialet R.B dhe V.B djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë. Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërkaq në kërkim është edhe personi i tretë.

Aksioni i policisë kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore departamenti Special. /Telegrafi/