Ousmane Dembele është duke menduar largimin nga kampioni i Spanjës, Barcelona.
Sulmuesi francez ka dështuar të bëhet një lojtar i rregullt i formacionit bazë te katalunasit dhe po mendon transferimin në Angli.
Përfaqësuesit e lojtarit kanë qëndruar për disa ditë në Angli ku janë takuar me drejtuesit e dy skuadrave të mëdha.
The Sun ka raportuar se përfaqësuesit e francezit kanë pasur takime me Manchester Cityn dhe Chelsean.
22-vjeçari dëshiron të provojë aventurën angleze dhe mund të ndodhë largimi i tij nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.
Ish-anëtari i Rennes dhe Borussia Dortmund kishte refuzuar transferimin te PSG, me kampionët e Francës që vazhdojnë të jenë të interesuar për të.
Por dëshira e tij është të luaj në Angli dhe Chelsea duket skuadra favorite për të nënshkruar me të, pasi e shohin si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Willian që mund të largohet në janar.
Kampionët e Spanjës, Barcelona janë të gatshëm të lënë të lirë lojtarin, por për këtë po presin një ofertë mbi 130 milionë euro. /Telegrafi/