Telegrafi

Përfaqësuesi i Danilos viziton Juven

Agjenti i Danilos ndodhet në Itali, kur po spekulohet rreth transferimit të lojtarit tij te Juventusi.

Zonja e Vjetër do të mbetet pa Dani Alvesin, i cili do ta vazhdojë karrierën te Manchester City, prandaj është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon insistimin për Danilon

Sipas Corriere della Sera, Bianconerët janë të interesuar që ta angazhojnë mbrojtësin e djathtë të Real Madridit.

Juve ka ofruar 15 milionë euro dhe bonuse, ndërsa Reali po kërkon 30 milionë euro për lojtarin e vet.

Në ndërkohë, pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes përfaqësuesve të bardhezinjve dhe agjentit të Danilos.

Nga ana tjetër, njoftimi zyrtar i Juventusit për largimin e Alvesit, pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e mërkurë). /Telegrafi/