Agjenti i Danilos ndodhet në Itali, kur po spekulohet rreth transferimit të lojtarit tij te Juventusi.
Zonja e Vjetër do të mbetet pa Dani Alvesin, i cili do ta vazhdojë karrierën te Manchester City, prandaj është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.
Sipas Corriere della Sera, Bianconerët janë të interesuar që ta angazhojnë mbrojtësin e djathtë të Real Madridit.
Juve ka ofruar 15 milionë euro dhe bonuse, ndërsa Reali po kërkon 30 milionë euro për lojtarin e vet.
Në ndërkohë, pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes përfaqësuesve të bardhezinjve dhe agjentit të Danilos.
Nga ana tjetër, njoftimi zyrtar i Juventusit për largimin e Alvesit, pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e mërkurë). /Telegrafi/