Site icon Telegrafi

Perez zgjedh Courtois, drejtuesit e Realit e përkrahin

Courtois (Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po i kërkon portierit të Chelseat Thibaut Courtois të qëndrojë i durueshëm, pasi ai është i zgjedhuri për portën e Mbretërve.

Numri 1 i Manchester Unitedit, David de Gea ishte objektivi kryesor i Perezi për të zëvendësuar portierin e tyre, Keylor Navas, por kanë gjetur negociata të vështira me klubin dhe lojtarin.

Por, presidenti i Realit nuk po heq dorë dhe dëshiron një emër të madh për portën e skuadrës së tij.

Lexo po ashtu De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Perez thuhet se po gjithashtu kontakte të forta me portierin e Chelseat, Courtois, i cili ishte plani rezervë.

Courtois drejt Madridit (Getty Images)

Sipas Diario Gol, anëtarët e tjerë të bordit drejtues të Realit shohin një marrëveshje për belgun si opsion më i lehtë, me një burim që deklaron se “ai tashmë ka një shtëpi dhe fëmijët në shkollë” në Madrid.

Kjo pasi ish-gruaja e Courtois dhe dy fëmijët e tij tani jetojnë në kryeqytetin spanjoll.

Lexo po ashtu Courtois: Zemra ime është në Madrid, nëse Reali më bën ofertë do ta mendoj

Courtois gjithashtu ka mbështetjen e kapitenit të Realit, Sergio Ramos, i cili nuk ka asnjë dyshim për cilësitë e portierit të Chelseat.

Me disa drejtues dhe Ramos në krahun e tij, Courtois e di që një lëvizje drejt Realit do të ishte më e lehtë dhe e qetë. /Telegrafi/

Exit mobile version