Telegrafi

Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin

Florentino Perez është gati të përfshijë mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon, për të zvogëluar shifrën e kërkuar prej 400 milionë eurosh për yllin brazilian, Neymar.

Presidenti i Real Madridit, Perez është i etur për të zvogëluar shifrën e parave të një marrëveshjeje për yllin e PSG-së, Neymar.

Lexo po ashtu Florentino Perez është takuar tashmë me Neymar Sr

Kështu, presidenti Perez mendon të përfshijë një lojtarë të madh në ofertën e tyre drejt parisienëve.

Përfaqësuesit e Realit u takuan me babanë e Neymarit dhe dy avokatë më parë këtë muaj, ku u transmetua se Perez ishte i përgatitur të paguante një rekord botëror prej 400 milionë eurosh për të bindur presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për të lëshuar kapitenin e Brazilit.

Neymar është i pëlqyeri kryesor nga Perez (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez tashmë është përpjekur të ulë shifrën e parave të thata të marrëveshjes duke përfshirë Gareth Bale në ofertën e tyre, por kjo u refuzua nga gjigantët francezë.

Isco tani pritet të përfshihet në ofertën e Realit drejt PSG-së (Getty Images)

Megjithatë, Perez është gati të provojë përsëri me një ofertë të re, e cila kësaj radhe do të përfshijë mesfushorin spanjoll, Isco.

Lexo po ashtu Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Al-Khelaifi është një tifoz i reprezentuesin spanjoll dhe ka një besim në Madrid se ky propozim mund ta bindë PSG-në që të bashkohet me Neymarin këtë verë.

Megjithatë, transferimi i yllit brazilian nga Los Blancos nuk do të jetë i lehtë pasi në garë janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze nga Mançesteri, Unitedi dhe City. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin