Telegrafi

Perez: Nënshkrimet e Mbappe dhe Haaland janë të pamundura për të gjithë pa Superligën Evropiane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se transferimet e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland do të jenë “të pamundura” për çdo klub pa Superligën Evropiane.

Klubi i Perezit ka qenë i lidhur me të dy lojtarët në muajt e fundit, madje edhe para njoftimit të një Superlige Evropiane të mundshme të shkëputur për 12 nga klubet më të mira në botë.

Sidoqoftë, me atë garë që po rrënohet, Perez ka thënë se ai nuk e sheh mënyrën për asnjë skuadër në futbollin botëror për të përballuar një marrëveshje për të nënshkruar Haaland ose Mbappe këtë verë.

Lexo po ashtu Florentino Perez: Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer, mbase nuk e shpjeguam mirë Superligën Evropiane

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë”, ka thënë fillimisht Perez për El Larguero.

“Kur paratë nuk rrjedhin nga klubet e pasura në klubet e varfra, të gjithë vuajnë”.

“Pa Superligën, është e pamundur të bësh nënshkrime si Mbappe dhe Haaland, në përgjithësi, jo vetëm për Real Madridin”.

Lexo po ashtu Perez këmbëngul se klubet ende nuk janë larguar nga Superliga Evropiane, shton se kontratat janë të qarta dhe tregon si u zgjodhën 12 klubet themeluese  

“Nëse nuk nënshkruajmë Mbappen këtë verë, nuk mendoj se ndonjë tifoz do të qëllojë veten në kokë”.

“Ata e dinë që ne po bëjmë më të mirën, dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se ato janë të pamundura”, përfundoi Perez. /Telegrafi/