Real Madridi po tenton ta transferojë mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves në afatin kalimtar të janarit.
Edhe pse janë në krye të tabelës, Los Blancos dëshirojnë që ta transferojnë mesfushorin e skuadrës angleze, pasi pika më e dobët vazhdon të jetë mesfusha.
Madrilenët tentuan në këtë verë ta transferojnë Paul Pogban, mirëpo Manchester United refuzoi ta largonte francezin.
Sipas Diario AS, Florentino Perez është fans i madh i lojës së Neves, andaj e dëshiron transferimin e tij në afatin e janarit.
Por, Wolves do të tentojnë që t’i përfitojnë 45 milionë euro nga shitja e 22-vjeçarit, gjersa mbretërit ofrojnë vetëm 25 milionë.
Në garë për transferimin e Neves thuhet se edhe Arsenali, pasi planifikon ta largojë Mesut Ozilin. /Telegrafi/