Site icon Telegrafi

Përballjet më të forta që mund të nxjerrë shorti i Ligës së Kampionëve

Për herë të parë pas pesë sezonesh, Arsenali e ka kryesuar grupin në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Topçinjtë i kanë shpëtuar shortit të vështirë.

Për 1/8 e finales, një nga kundërshtarët e mundshëm të klubit anglez mund të jetë edhe Real Madridi.

Sot (e hënë) në Nyon do të hidhet shorti, ndërsa krahas Los Blancos, Arsenali si kundërshtar potencial e ka edhe Bayern Munichun.

Lexo po ashtu Ndryshon orari në Ligën e Kampionëve, ndeshjet nuk luhen më nga 20:45h

Në krye të grupit përfundoi edhe Juventusi, por nga kundërshtarët e rrezikshëm e ka Real Madridin, Manchester Cityn, Bayern Munichun e Paris Saint-Germainin.

Një nga shortet më interesante që mund të ndodhë është edhe përballja e mundshme ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Po ashtu, dueli eventual PSG-Borussia Dortmund mund të tregohet atraktiv. /Telegrafi/

Exit mobile version