Site icon Telegrafi

Përballje derbi në gjysmëfinale të FA Cup

(Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës FA, ku do të kemi përballje të skuadrave të mëdha.

Dy takimet gjysmëfinale do të zhvillohen në stadiumin Wembley në fundjavën e 18 dhe 19 korrikut.

Manchester Unitedi që e ka fituar plot 12 herë këtë kupë, do të ndeshet me fituesin e tetëfishtë, Chelsean.

Ndërsa kampioni në fuqi, Manchester City do të ketë punë me Arsenalin.

Topçinjtë janë rekorderë të Kupës FA, të cilën e kanë fituar 13 herë në të kaluarën. /Telegrafi/

(Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version