Telegrafi

Përballja me Çekinë, Sylvinho skicon formacionin e Shqipërisë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka ndarë mendjen për formacionin që pritet ta vendos në fushë për përballjen e sotme (e enjte) me Çekinë.

Shqipëria luan sot në udhëtim te Çekia në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, në  ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fortuna Arena’ në Pragë me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet dhe tashmë ka në mendje ekipin që pritet ta vendosi në fushë përball çekëve.

Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon rezultat pozitiv te Çekia

Sylvinho pritet t’i besojë skemës 4-3-3, me njërin mesfushor paksa më të avancuar, pozitë që pritet ta luajë Nedim Bajrami.

Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndër mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë, Ardian Ismajli dhe Berati Gjimshiti në qendër dhe Mario Mitaj në të majtë.

Në mesfushë, dyshja me tipare defensive dhe organizative pritet të jenë Ylber Ramadani i Lecces dhe Kristjan Asllani i Interit.

Sulmi i Shqipërisë për këtë përballje pritet të formohet nga Jasir Asani, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, që shihet si i avancuar në balotazh me Taulant Seferin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

/Telegrafi/